Maqedoni e Veriut/ Zgjedhjet lokale më 19 tetor

Maqedoni e Veriut/ Zgjedhjet lokale më 19 tetor

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi ka shpallur edhe zyrtarisht zgjedhjet lokale për 19 tetor dhe raundi i dytë më 2 nëntor. Vendimi i kryeparlamentarit  të Maqedonisë së Veriut(MRV) për datën e zgjedhjeve lokale iu dërgua (09.08.2025) iu dërgua organeve kompetente për organizimin dhe zbatimin e procesit zgjedhor. Pas shpalljes së zgjedhjeve lokale, kuvendi do të vazhdojë funksionimin e rregullt administrativ, por nuk do të mbahen seanca plenare, me qëllim që të shmanget keqpërdorimi i foltores së parlamentit për çështje elektorale. Thirrje kandidatëve për kulturë të lartë politike Kryetari i Kuvendit Afrim Gashiu ka bërë thirje partive politike dhe kandidatëve pjesëmarës në zgjedhjet lokale  të tregojnë kulturë të lartë politike, të shmangin fjalorin përçarës dhe presionet, si dhe të fokusohen tek qytetarët dhe...