“Bëra detyrën, nuk jam hero”, mesazhi i efektivit të policisë që shpëtoi 3 qytetarë pas aksidentit në Fier

“Bëra detyrën, nuk jam hero”, mesazhi i efektivit të policisë që shpëtoi 3 qytetarë pas aksidentit në Fier

Një ditë pas aksidentit të rëndë në vendin e quajtur “ Qafa e Koshovicës” , polici i qarkullimit Klajdi Mustaj rrëfen momentet ku rastësisht u gjend pranë vendit të ngjarjes dhe u erdhi ne ndihmë katër të lënduarve, duke i shpëtuar nga një tragjedi e mundshme pasi , pas përmbysjes mjeti rrezikonte të shpërthente në flakë. Pikërisht ky veprim human dhe akt trimërie njëkohësisht e bëri 29 vjeçarin heroin e ditës. “Nuk mund ta quaj veten hero thotë ai pasi çdo punonjës policie, është i mirëtrajnuar për situata të tilla dhe duhet të veprojë me humanizëm dhe gjakftohtësi. Mbaj mend që kam bërë të mundur nxjerrjen e një fëmije nga mjeti fillimisht dhe për disa sekonda kam shuar zjarrin. Më pas kam nxjerrë drejtuesin dhe...