Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Ndërhyrja e policisë në ambientet e News 24, reagon MEKI: Është konform ligjit
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka reaguar sa i përket ndërhyrjes së policisë së shtetit në ambientet e punës së Focus Group, ku ushtrojnë aktivitetin televizionet News 24, Panorama, BalkanWeb dhe Gazeta Shqiptare. MEKI sqaron përmes një deklarate për mediat çështjen e pronësisë dhe kontratës së qerasë për ambientet në të cilat ushtron aktivitetin e tij grupi mediatik në fjalë. Ministria rrëzon pretendimet e grupit mediatik “Focus Group” se për ambientet në fjalë posedojnë një kontratë qiraje që afat përfundimtar ka vitin 2033 dhe nënvizon se veprimet për marrjen në posedim faktik të kësaj prone janë në përputhje të plotë me ligjin dhe me vendimet e gjykatave. “Pasuria është e regjistruar qartësisht si njësi e veçantë pronësore, pa lidhje me asnjë pronë tjetër të...