Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Video/ Me pantallona të shkurtra, Rama dhe Balluku drekë në resortin luksoz me zëvendëskryeministrin e Emirateve
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga dy ministra të qeverisë së tij, ka pritur këtë të shtunë zëvendëskryeministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed Al Nahyan. Al-Nahyan ka mbërritur në vendin tonë me jahtin e tij superluksoz “Opera”, i ankoruar në ujërat e Dhërmiut. Më pas, një skaf e ka dërguar atë në portin e resortit “Kep Merli” në Sarandë, i shoqëruar edhe nga mjetet lundruese të Policisë. Aty Al-Nahyan – i cili është djali i themeluesit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Zayed bin Sultan Al Nahyan – është pritur nga kryeministri Edi Rama, ministrja e Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku si dhe nga ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu. VoxNews.al ka siguruar pamjet teksa Rama dhe ministrat e tij shoqërojnë shehikun arab, i cili...