Përfshihet nga zjarri pylli me pisha në Bolenë të Himarës, rrezikohen disa banesa

Përfshihet nga zjarri pylli me pisha në Bolenë të Himarës, rrezikohen disa banesa

Një zjarr i fuqishëm ka rënë pasditen e sotme në fshatin Bolenë të Himarës. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë zonën me pisha dhe po rrezikohet të afrohen pranë banesave të fshatit. Zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa po niset nga Himara edhe një tjetër.