Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Ndërtimet pa leje, Rama: Së shpejti masa të reja për shkelësit e ligjit
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri në lidhje me lirimin e hapësirave publike dhe ndërtimet pa leje. Në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka publikuar një video nga shembja e një objekti pa leje, ndërsa krahas saj shkruan; “Kjo video është për ata që kanë merakun e gabuar se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj, si edhe për të ritheksuar faktin që kjo ngrehinë këtu nuk është as e pari e as e fundit që rrafshohet për paligjshmëri, ndërkohë që të tjera procese sekuestrimesh po bëhen në Vlorë e jo vetëm, për shkelje brutale të lejeve të ndërtimit. Njëkohësisht pakoja e re e masave që do të miratojmë së shpejti do të jetë një mesazh i qartë për të gjithë, ata që shkelin ligjin duke lënduar...