Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shpëtoi 3 të aksidentuarit në Fier, Rama: Mes Policisë së Shtetit ka edhe heronj, Klajdi Mustaj shembulli i forcës!
Një akt që ka prekur të gjithë. Një punonjës policie është kthyer në hero, teksa ka arritur të shpëtojë disa qytetarë të përfshirë në një aksident të rëndë një ditë më parë në aksin rrugor Levan Fier. Guximi për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve nuk ka munguar, 26-vjeçari ka nxituar menjëherë edhe pse makina ishte përfshirë nga flakët, ai arriti të nxjerrë nga automjeti të lënduarit të cilët më pas u transportuar në spital. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook pamjet nga momenti kur punonjësi i policisë nxjerr të plagosurit nga automjeti, ndërsa e vlerëson për forcën e madhe dhe shembullin e dhënë. Reagimi: Respekt Kur një punonjës policie turpëron uniformën, me të drejtë të gjithë revoltohemi dhe padrejtësisht shumëkush shan të tërë...