Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Efektivi i policisë shpëtoi tre të aksidentuar në Fier, reagon Rama: Mirënjohës për forcën e madhe të shembullit
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale videon ku tregohet momenti ku efektivi Klajdi Musta shpëton tre qytetarë që ishin aksidentuar në aksin Fier-Levan. Në postimin e tij Rama thekson se kur një punonjës policie turpëron uniformën të gjithë kemi të drejtë të revoltohemi, por në Policinë e Shtetit ka mijëra burra e gra që punojnë me përkushtim. Siaps tij heronjtë si Agim troci dhe Klajdi Musta janë forca e madhe e shembullit që duhen ndjekur. Postimi i Ramës: Kur një punonjës policie turpëron uniformën, me të drejtë të gjithë revoltohemi dhe padrejtësisht shumëkush shan të tërë policinë, por Policia e Shtetit nuk përfaqësohet nga ata që e turpërojnë, po nga mijëra burra, djem e vajza që punojnë me përkushtim, në mes të të...