Mbetën të bllokuar me velierën e tyre, shpëtohen turistët gjermanë në Vlorë

Mbetën të bllokuar me velierën e tyre, shpëtohen turistët gjermanë në Vlorë

Dy turistë gjermanë u shpëtuan nga policia kufitare e Vlorës, pasi mbetën të bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme në grykëderdhjen e lumit Seman. Salla Operative e DVKM Vlorë mori njoftim se një velierë me flamur gjerman, në bord të së cilës ndodheshin dy shtetas, kishte mbetur e bllokuar në grykëderdhjen e lumit Seman dhe kërkohej ndihmë. Nga verifikimet rezultoi se veliera ishte nisur nga Korfuzi, Greqi, dhe për shkak të kushteve të terrenit, prej mbrëmjes së djeshme ishte bllokuar në këtë zonë. Të dy shtetasit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të asistohen nga Kapiteneria e Portit Vlorë për veprime të mëtejshme. Top Channel