Thellohet bilanci në Gaza! Humbin jetën edhe 11 palestinezë nga kequshqyerja

Thellohet bilanci në Gaza! Humbin jetën edhe 11 palestinezë nga kequshqyerja

Të paktën edhe 11 persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e kequshqyerjes në Rripin e Gazës, duke e çuar në 212 numrin total të viktimave nga uria, mes tyre 98 fëmijë Ndërkohë, të paktën 38 persona janë vrarë dhe 491 të tjerë janë plagosur gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e operacioneve ushtarake izraelite, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e drejtuar nga Hamasi. Këto zhvillime ndodhin në një kohë kur raportet flasin për një afat të ri të vendosur nga Izraeli për evakuimin e qytetit të Gazës deri më 7 tetor 2025 – përvjetori i dytë i nisjes së luftës. Ky afat është pjesë e një plani të ri të miratuar nga kabineti i sigurisë së Izraelit për të marrë kontrollin...