Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Sulmi i Ramës ndaj News24, reagon raporteri i EPP-së për Shqipërinë në PE: Lajmet e fundit nga Tirana ngrenë pikëpyetje…
Raporteri i Grupit të EPP-së, (Partia Popullore Europiane) për Shqipërinë në Parlamentin Europian ka reaguar lidhur me sulmin e Edi Ramës ndaj News 24 duke ndërprerë sinjalin televiziv dhe ndalimin e gazetarëve e punonjësit të hynin brenda redaksisë. Andrey Kovatchev në një reagim të postuar në rrjetin social X shkruan se po vihet në pikëpyetje liria e medias dhe bën thirrje për transparencë të plotë mbrojtjen e medias së lirë dhe të gazetarisë në Shqipëri. “Kanë kaluar dy ditë që nga hyrja në fuqi e EMFA-s, një ligj historik që riafirmon se liria e medias është themeli i demokracisë. Lajmet e fundit nga Tirana për pronën e marrë me qira nga Panorama Group ngrenë pikëpyetje. Bëj thirrje për transparencë të plotë dhe për mbrojtjen e...