Kurti në hapjen e edicionit të tretë të festivalit “Mitrovica International Jazz”

Kurti në hapjen e edicionit të tretë të festivalit “Mitrovica International Jazz”

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në hapjen e edicionit të tretë të festivalit “Mitrovica Internacional Jazz”, që po mbahet në Parkun e Qytetit në Mitrovicë.Në këtë mbrëmje kulturore festive, kryeministri Kurti tha se “Mitrovica International Jazz Days” e bën bashkë edhe dimensionin ndërkombëtar e universal të muzikës në njërën anë, por edhe në anën tjetër veçantinë e zhanrit të Jazz-it. Ky është një festival i cili sjellë muzikë cilësore, krijon lidhje të reja dhe pasuron jetën kulturore të qytetit.Me nëntë koncerte dhe pjesëmarrje të artistëve nga Holanda dhe Britania e Madhe, ai theksoi se ky edicion ka sjellë një kombinim të veçantë mes talentit ndërkombëtar dhe mikpritjes lokale, duke bërë kështu që publiku ta ndjekë me entuziazëm dhe ta bëjë...