Sezoni turistik, radhë të gjata automjetesh në hyrje-dalje të Kosovës

Sezoni turistik, radhë të gjata automjetesh në hyrje-dalje të Kosovës

Pikëkalimet kufitare të Kosovës po vazhdojnë të jenë tejet të qarkullueshme. Kjo në masë të madhe falë mërgimtarëve që po e vizitojnë vendlindjen e tyre. Për pasojë, në kohë të caktuara, pritjet për të dalë apo edhe për të hyrë në Kosovë, kryesisht nga ana serbe, po janë të gjata. Aktualisht, kolona më e gjatë rezulton të jetë në Merdarë, ku për të dalë nga Kosova, qytetarët duhet të presin deri në një orë. E për të hyrë, vetëm 5-10 minuta. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë ka edhe te Dheu i Bardhë, kurse për të dalë, 20 minuta. Edhe në Jarinje dhe Bërnjak raportohet se ka pritje, por pak më të vogla sesa në...