Nga Xhevdet Zekaj/ Egnatia e pamposhtur në Lubjanë, por e ndëshkuar nga bilbili i arbitrit!

Nga Xhevdet Zekaj/ Egnatia e pamposhtur në Lubjanë, por e ndëshkuar nga bilbili i arbitrit!

Nga Xhevdet Zekaj Në një mbrëmje ku emocionet e futbollit u ndërthurën me tensionin e njëanshmërisë flagrante, Egnatia doli e paprekur nga Lubjana, jo vetëm në rezultat, por edhe në dinjitet. Barazimi 0-0 ndaj Olimpija Lubjanës në raundin e tretë të UEFA Conference League ishte më shumë se një sukses teknik – ishte një provë karakteri për kampionët shqiptarë, që sfiduan gjithçka: një kundërshtar më të pasur, një ambient të zjarrtë dhe një gjykim skandaloz. Egnatia nuk pati përballë vetëm një kundërshtar në fushë, por edhe një arbitër që u shndërrua në pengesën më të madhe. Skocezi John Beaton, 43 vjeç, e nisi ndeshjen me korrektësi, por sa më shumë rritej presioni i vendasve për të gjetur golin, aq më shumë luhatej bilbili i tij...