VIDEO/ “Tallet” me mbrojtjen e CSKA Moskës, Mirlind Daku është “zjarr” me gola në Rusi

VIDEO/ “Tallet” me mbrojtjen e CSKA Moskës, Mirlind Daku është “zjarr” me gola në Rusi

Mirlind Daku vazhdon të mbajë një formë fantastike me golat e shënuar në Rusi. Sulmuesi shqiptar ka gjetur një tjetër gol, këtë herë në përballje e Rubin Kazan kundër CSKA Moskës. Kur rezultati ishte 3-0, në minutën e 50, Mirlind Daku është “tallur” me mbrojtjen kundërshtare duke i lënë bukur pas mbrojtësit kundërshtar dhe më pas duke dërguar topin në rrjetë. Ky ishte goli i katërt për Mirlind Dakun në këtë sezon të ri, në ndeshjen e 4 të kampionatit. Megjithatë Rubin Kazani nuk po i përgjigjet formës së Dakut pasi aktualisht po humbet në shifrat 5-1 me CSKA. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/