Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Trafik armësh e municionesh nga Shqipëria në Itali, arrestohet në Lezhë kreu i organizatës kriminale!
Kreu i një organizate kriminale të trafikut të armëve mes Shqipërisë dhe Italisë është arrestuar nga Policia e Shtetit në Lezhë ditën e sotme, në bashkëpunim edhe me Guardia di Financën dhe zyrën e ekspertit në Ambasadën Italiane në Tiranë. 30-vjeçari Françesk Mecaj, nga Malësia e Madhe, me precedentë penalë të theksuar në Milano të Italisë dhe i dënuar dy herë si kreu i grupit në Lecco për armë dhe trafik droge, u arrestua si rezultat i operacionit të koduar “Dërgesa”. Në pranga ranë edhe dy persona të tjerë, drejtues të mikrobueis për transport udhëtarësh Shqipëri-Itali, në bagazhet e të cilit u gjet armatimi. Ai akuzohet se kishte dërguar 5 armë zjarri dhe municion drejt vendit fqinj. Operacioni u zhvillua nga DVP Lezhë në bashkëpunim...