Pas Sesko, Man. United bën gati 70 milionë euro për zbulimin e madh të Serie A

Pas Sesko, Man. United bën gati 70 milionë euro për zbulimin e madh të Serie A

Paraditen e sotme, Manchester United zyrtarizoi transferimin e Benjamin Sesko nga Manchester United për 85 milionë euro, por “Djajtë e Kuq” nuk do mjaftohen me kaq. Mediat angleze raportojnë, se objektivi i radhës i Manchester United është zbulimi i madh i sezonit të kaluar në Serie A, Nico Paz. “Djajtë” po përgatisin një ofertë 70-80 milionë euro për yllin e ri argjentinas, gjysmën e kartonit të tij e zotëron Real Madrid. Ruben Amorim po rindërton ekipin pas deshtimit të turpshëm të sezonit të kaluar dhe një nga emrat kryesorë që gjendet në listë për të rigjallëruar mesfushën është pikërisht Nico Paz. Tottenham ofroi pak ditë më parë 40 milionë euro për argjentinasin, por që u refuzua. Përveç Man. United, është edhe Chelsea që po monitoron...