Newcastle e njofton që nuk do të shitet këtë verë, Alexander Isak bën veprimin e parë rebelues

Newcastle e njofton që nuk do të shitet këtë verë, Alexander Isak bën veprimin e parë rebelues

9 Gusht 2025 16:04 Telesport Ditën e sotme, Newcastle ka humbur një tjetër objektiv të madh këtë merkato, pasi Benjamin Sesko u zyrtarizua te Manchester United. Të gjendur në një situatë kritike, ku kanë humbur disa objektivë të tyre këtë verë, drejtuesit e Newcastle i kanë bërë të ditur Alexander Isak se do nuk do të shitet këtë merkato, raporton “The Telegraph”. Bordi i Newcastle ka marrë vendimin e prerë duke përjashtuar çdo mundësi për shitjen e sulmuesit suedez këtë verë. Prej kohësh përflitet për një transferim të mundshëm të Isak drejt Liverpool. Madje, kampioni në fuqi i Anglisë ka bërë dhe ofertën e parë zyrtare prej 120 milionë eurosh, por u refuzua nga drejtuesit e Newcastle. I “acaruar” me vendimin e drejtuesve të klubit...