Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Paga më të larta, shpërblime dhe orare fleksibël, 95.3 mln euro në 2 vite për administratën publike
Të gjithë punonjësit e administratës në 2 vitet e ardhshme do të kenë paga më të mira shpërblime dhe orare fleksibël. Me qëllim reformimin e administratës publike dhe rritjen e mirëqenies qeveria ka përgatitur një strategji të posaçme. Botuar në Fletore Zyrtare, e titulluar Strategjia Ndërsektoriale e Reformës në Administratës Publike për periudhën 2025–2027, ky dokument parashikon një kosto 9.27 miliardë lekë ose thënë ndryshe 95.3 milionë euro për 2 vitet e ardhshme. Strategjia synon të përmirësojë menaxhimin e burimeve njerëzore, zhvillimin e politikave publike, digjitalizimin e shërbimeve dhe krijimin e një administrate të qëndrueshme e miqësore me mjedisin. Por ndalur tek nëpunësit sfidë për administratën publike mbetet që rekrutimet të bëhen në bazë merite, konkurrencë dhe transparence. Ndërsa parashikohet që paga më të larta dhe...