Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Duhet rithemelim i dytë”, Ish-deputeti Çollaku propozon një foltore të madhe për të shpëtuar PD-në
Disfata elektorale e 11 majit po prodhon disa linja mendimi ndryshe në Partinë Demokratike, të cilat bashkohen në një pikë, nevojën për shkundjen e partisë më të madhe të opozitës nga themelet. “Realisht nëse do kishte kuptim një Rithemelim i 2-të i PD-së do ishte ky momenti. Në radhë të parë për ta kthyer PD-në në ato shinat identitare që u krijua. Një parti ku kritika ishte oksigjen i saj dhe pastaj patjetër një riformatim i plotë organizativ, strukturor të lidershipit”, u shpreh ish-deputeti i PD-së, Kreshnik çollaku Humbja e thellë është një arsye e mjaftueshme për zërat kritik që Sali Berisha të largohet. Ferdinand Xhaferaj ishte i pari që paralajmëroi në Top Channel nisjen e një foltoreje, por Kreshnik Çollaku mendon ndryshe. Ai kërkon që askush të mos...