Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Pengmarrje e pastër që sot i bëhet kësaj medie’/ Osman Stafa publikon dokumentet për kontratën e godinës së Panorama TV deri në 2033
Gazetari Osman Stafa ka reaguar me tone të forta pas ngjarjeve të sotme, kur një numër i madh policësh rrethuan godinën ku ndodhen televizioni News24 dhe Panorama TV, duke ndërprerë sinjalin dhe energjinë elektrike të medias. Në një postim publik, Stafa ka publikuar një dokument që tregon qartë hartën e vendndodhjes së godinës së televizionit, si dhe një kontratë qiraje të vlefshme deri në vitin 2033. Ai thekson se në kushte normale, gazetarët duhet të kishin akses të lirë në ambientet e punës së tyre, por sot kjo e drejtë është mohuar. “Kjo është pengmarrje e pastër që sot i bëhet kësaj mediaje. Gazetarët duhet të hynin e dilnin pa asnjë problem në këtë godinë. Por godina e Panorama TV jo vetëm është uzurpuar, por i...