Ndërhyrjet e huaja, Braçe: Zgjedhjet hallka e dobët, donatorët e partive të deklarojnë origjinën e parave

Ndërhyrjet e huaja, Braçe: Zgjedhjet hallka e dobët, donatorët e partive të deklarojnë origjinën e parave

Lufta hibride është një term që ka gjetur një përhapje të gjerë dhe në rritje gjatë 10-vjeçarit të fundit, pasi shumë shtete perëndimore e panë veten objektiv të ndërhyrjeve nga jashtë dhe të fushatave dezinformuese. Një vend me një infrastrukturë të kufizuar teknologjike dhe me institucione të brishta, Shqipëria vendosi të përballej me këtë fenomen, vetëm vitin e kaluar. Më 11 prill të 2024-ës, Kuvendi i Shqipërisë miratoi vetëm me 73 votat e socialistëve ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar “Për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”, ose siç njihet gjerësisht tashmë, Komisioni i Dezinformimit. “Nevoja ishte fare evidente. Ne ishim nën sulm, nën atak. Një atak që vazhdon në mënyrë konsistente. Të njëjtët...