Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Qëlloi me çifte kuajt në Llogara, policia nis hetim ndaj 55-vjeçarit, i sekuestrohet edhe arma
Policia e Vlorës ka identifikuar autorin e dyshuar që ka qëlluar me çifte ndaj kuajve në zonën e Llogarasë në Vlorë. Uniformat blu kanë nisur hetimet në gjendje të lirë ndaj një 55-vjeçari nga Orikumi. Këtij të fundit iu sekuestrua edhe një çifte të cilën e posedon, për ekzaminime të mëtejshme. Policia thotë se nga të shtënat me armë gjahu është dëmtuar vetëm një prej kuajve, shkruan A2. Por, sipas dëshmitarëve të zonës, katër kuaj kanë ngordhur në vend, ndërsa disa të tjerë mendohet se janë plagosur duke u futur në zonën pyjore të Karaburunit për t’u shpëtuar saçmeve të armëve të gjahut që u shkrehën mbi to. Ngjarja e rëndë u regjistrua një ditë më parë. Burimet thanë se autorët mund të jenë gjahtarë...