Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
A po “sundon” Liverpool-i në Premier League? Flet Slot: Nëse jemi favoritë vetëm pse kemi shpenzuar…
Në prag të “Community Shield” kundër Crystal Palace, trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, dha disa deklarata në konferencë për shtyp lidhur me etiketën e “favoritit”, që shumë tashmë ia kanë vënë jo vetëm në Premier League, por edhe më gjerë. Ky status nuk vjen vetëm nga fakti që Liverpool-i është kampioni aktual i Anglisë, por edhe nga merkatoja e bujshme e bërë deri tani. Arne Slot nuk ka problem ta pranojë rolin e favoritit. Trajneri i “Reds” e ka pranuar plotësisht këtë, përpara gazetarëve, me rastin e sfidës së kupës kundër Crystal Palace.“Që jemi favoritë, sepse fituam titullin sezonin e kaluar dhe kemi luajtur shumë mirë, për këtë nuk ka asnjë dyshim”, – u shpreh me siguri 46-vjeçari. Megjithatë, sipas tij, ky epitet nuk lidhet...