Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Bumi turistik në Shqipëri: Çfarë thonë statistikat?
Miliona vizitorë, miliarda euro. Turizmi ka nxitur shumë nga diskutimet përreth Shqipërisë në vitet e fundit. Por, si vitin e kaluar, ashtu edhe këtë vit, vera ka sjellë edhe disa shqetësime se plazhet shqiptare kanë më pak njerëz sesa pritej. Një vit më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte thënë se publikimi i fotografive e videove të plazheve të boshatisura ishte “sulm i organizuar” për ta dëmtuar turizmin në Shqipëri. Më vonë, ai tha se Shqipëria duhet të synojë turistë që shpenzojnë më shumë dhe jo vetëm të vazhdojë ta rrisë numrin e turistëve. Megjithatë, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Shqipërisë, numri i turistëve është rritur sërish, edhe pse jo me trajektore aq pozitive sa në vitet paraprake. Të dhënat e...