Burimi:
Fieriweb.com
Foto © Fieriweb.com
Polici i qarkullimit shpëton tre qytetarë nga aksidenti në Fier, shpërblehet me “Certifikatën për Shërbime të Dalluara”
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka vlerësuar dhe falënderuar Inspektor Klajdi Mustaj për humanizmin dhe përgjegjshmërinë e treguar ndaj qytetarëve dhe detyrës, pas ndërhyrjes së guximshme për shpëtimin e tre personave të lënduar në një aksident në aksin Levan–Fier.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Për këtë akt guximi dhe përkushtimi, Drejtori i Përgjithshëm i akordoi Inspektorit të Policisë Rrugore “Certifikatën për Shërbime të Dalluara”, duke theksuar se veprimi i tij është shembull frymëzues për të gjithë trupën policore. Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI” “Veprimi i Inspektor Klajdi Mustaj tregon më së miri misionin e Policisë së Shtetit: të jemi aty ku qytetarët kanë më shumë nevojë për ne. Guximi, profesionalizmi dhe reagimi i shpejtë në shpëtimin e...