Mbështetja e fermerëve, po aplikojnë për skemat e ndihmës për financimin e aktiviteteve në bujqësi

Mbështetja e fermerëve, po aplikojnë për skemat e ndihmës për financimin e aktiviteteve në bujqësi

Aplikimet për skemën e rrjetave kundër breshërit kanë nisur dhe fermerët e Lushnjës janë shumë të interesuar. Një nga këta fermerë është edhe Florian Topi nga fshati Barbullinj e Lushnjës. Sipas tij prej vitesh ai ka kërkuar të vendosë rrjetat kundër breshërit, por nuk ka mundur pasi ato kushtojnë shumë shtrenjtë. Menjëherë sapo është publikuar skema për subvencionimet në bujqësi Floriani është interesuar për tu bërë pjesë e saj. Ai thotë se do të aplikojë edhe për dy skema të tjera si vaditja me pika dhe kredia e butë. Ky fermer ka 20 vjet që kultivon pjeshkën dhe pothuajse çdo vit është goditur nga breshëri. Këtë vit fatmirësisht pjeshkat i shpëtuan breshërit dhe prodhimi po shkon për eksport me çmim të kënaqshëm . Skema kombëtare...