Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Asgjëkundi shumë larg”, ekspozita e skulptorit Vasil Vasili në galerinë “Art Saranda”
Në galerinë “Art Saranda” është çelur ekspozita personale e skulptorit me origjinë nga Saranda, Vasil Vasili, me titullin “Asnjëherë shumë larg / Never too far away”. Kjo është ekspozita e parë e skulpturës për vitin 2025 në këtë galeri dhe njëherazi përfaqëson një rikthim simbolik të autorit në vendlindje, pas një periudhe 35-vjeçare të jetës në distancë. Ekspozita është kuruar nga Katerina Koskina, e cila në fjalën e saj vlerëson dimensionin jetësor dhe artistik të veprave të autorit. “Vasil Vasili jetoi vite të vështira, por me dashuri për vendin e tij. Të gjitha peripecitë e jetës ishin në memorjen e tij dhe kur u bë artist, u pasqyruan në veprat e tij, që lidhen me shtëpinë, me vetminë, me pasaportën e tij të vjetër dhe...