Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Sulmi ndaj News 24, alarm kombëtar për lirinë e shprehjes dhe demokracinë në Shqipëri
Nga Alba Kepi Thirrja e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD): Censura është arma e pushteteve të korruptuara fjala e lirë nuk negociohet. Ndërhyrja e sotme e Policisë së Shtetit në ambientet e News 24 dhe Panorama Group, me ndërprerjen brutale të sinjalit televiziv, është një akt i rëndë politik, jo një procedurë teknike. Ai synon të godasë një media kritike dhe të dërgojë një mesazh frikësues për çdo zë të pavarur: kush guxon të ekspozojë korrupsionin dhe lidhjet e pushtetit me krimin, do të ndëshkohet. Në çdo shoqëri demokratike, media e lirë është garancia themelore e llogaridhënies, mbrojtja e publikut nga abuzimi dhe korrupsioni. Në sisteme ku liria e shtypit sulmohet, kufijtë midis demokracisë dhe autokracisë zhduken. Sot Shqipëria po rrezikon seriozisht...