Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Sekreti japonez për të ndihmuar ngopjen me më pak ushqim
Në botën e ushqyerjes, ku shpesh mbizotëron konfuzioni rreth zgjedhjeve më të shëndetshme, dieta mesdhetare ka ruajtur prej kohësh statusin e saj si modeli më i ekuilibruar dhe ushqyes, i rekomanduar nga ekspertët. Por, sipas një artikulli të botuar nga National Geographic, ekziston një alternativë po aq mbresëlënëse, dieta tradicionale e Okinawas, një ishull japonez që bën pjesë në të ashtuquajturat “Zona Blu” të botës, të njohura për jetëgjatësinë e jashtëzakonshme të banorëve. Edhe pse dieta mesdhetare mbështetet nga një sërë provash shkencore, gjithnjë e më shumë studime po konfirmojnë përfitimet e dietës japoneze, veçanërisht asaj të Okinawas. Një kërkim i publikuar në revistën Nutrients (2023) tregon se vullnetarët që e ndoqën këtë regjim për 12 javë, jo vetëm që humbën peshë, por ulën ndjeshëm...