Ilir Meta reagon për ndërprerjen e sinjalit të News24: Akt kriminal ndaj fjalës së lirë, largon Shqipërinë nga Europa

Ilir Meta reagon për ndërprerjen e sinjalit të News24: Akt kriminal ndaj fjalës së lirë, largon Shqipërinë nga Europa

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar ashpër pas rrethimit të News24 dhe ndërprerjes së dhunshme të sinjalit të këtij televizioni nga autoritetet. Meta e cilësoi këtë veprim si një akt kriminal dhe tepër të rrezikshëm të regjimit represiv të “Ramaduros”, duke e përshkruar si një sulm ndaj lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor të shqiptarëve. Në një deklaratë, ai shprehu solidaritet të plotë me gazetarët e News24, të cilët sipas tij, janë sot më shumë se kurrë në rrezik për vendin e punës dhe për lirinë profesionale në ushtrimin e misionit të tyre për informim të vërtetë dhe të paanshëm. Ilir Meta u bëri thirrje organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare për mbrojtjen e lirisë së shprehjes që të reagojnë fuqimisht dhe të dënojnë...