Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Situatë problematike nga zjarri në Finiq/ Flakët afrohen pranë banesave në Livinë, banorët braktisin shtëpitë
Vazhdon të jetë problematike situata nga zjarri në Finiq, teksa flakët kanë depërtuar nga fshati Navaricë drejt Livinës, ku është afruar pranë banesave. Banorët e fshatit kanë lënë banesat dhe janë mbledhur në qendër të fshatit. Ndërkohë, po operohet me një helikopter dhe një avion për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.