Po ruante misrin nga derrat e egër! Vrau aksidentalisht bashkëfshatarin, arrestohet 53-vjeçari në Berat

Po ruante misrin nga derrat e egër! Vrau aksidentalisht bashkëfshatarin, arrestohet 53-vjeçari në Berat

Foto ilustruese BERAT- Dy fqinjët kishin dalë mbrëmë për të ruajtur arën e tyre nga derrat e egër, por ky "aksion" i kushtoi jetë njërit prej tyre. Adriatik Toska, një 57-vjeçar nga fshati Bogdan i Beratit, ka mbetur i vdekur mbrëmjen e djeshme pasi është qëlluar aksidentalisht me armë zjarri nga bashkëfshatari i tij, Dhimitër Kuqi. Të dy kishin dalë për të ruajtur tokat e mbjella me misër, nga kafshët e egra, kryesisht derrat. Gjatë mbrëmjes, Dhimitër Kuqi ka ndjerë lëvizjet mes të mbjellave dhe ka menduar se derrat e egër ishin futur në arën e tij dhe menjëherë ka shtënë me armën e gjahut që mbante. Por i plagosur ka mbetur 57-vjeçari Toska. Edhe pse u dërgua në spital me shenja jetë, sërish nuk...