Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Sesko është zyrtarisht lojtar i ri i Manchester United, transferimi kushtoi 85 milionë euro
Një vit më parë, Sesko ishte në radarin e Milanit dhe shumë klubeve të mëdha europiane, por befasoi duke rinovuar me Leipzig. Megjithatë, këtë verë ndryshoi mendje dhe nuk mundi t’i rezistonte thirrjes së Manchester United. Sulmuesi slloven, i lindur më 2003, ka nënshkruar me “Djajtë e Kuq” kontratë 5-vjeçare. Kjo do të jetë eksperienca e tij e parë në Premier League. Klubi i “Old Trafford” ka paguar në total 85 milionë euro, duke mposhtur konkurrencën e Newcastle. Ja njoftimi zyrtar: “Manchester United ka kënaqësinë të konfirmojë se Benjamin Šeško është pjesë e klubit, në pritje të regjistrimit zyrtar. Sulmuesi slloven ka firmosur kontratë deri në qershor 2030. Në dy sezonet e fundit, Šeško ka shënuar më shumë gola se çdo lojtar tjetër nën 23...