Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Polici shpëtoi 3 të plagosurit nga aksidenti në Fier,i akordohet certifikata e lartë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,Ilir Proda, i ka akorduar punonjësit të Policisë Rrugore, Klajdi Mustaj, Certifikatën për Shërbime të Dalluara. Ai ka falënderuar Inspektorin Mustaj për humanizmin dhe përgjegjshmërinë që ka treguar ndaj qytetarëve, për ndërhyrjen e guximshme për të shpëtuar tre qytetarë të dëmtuar gjatë një aksidenti në aksin rrugor Levan-Fier. Për këtë akt guximi dhe përkushtimi , Proda tha se veprimi i punonjësit të policisë tregon më së miri misionin e Policisë së Shtetit. Mesazhi i Drejtorit Proda: “Veprimi i Inspektor Klajdi Mustaj tregon më së miri misionin e Policisë së Shtetit: të jemi aty ku qytetarët kanë më shumë nevojë për ne. Guximi, profesionalizmi dhe reagimi i shpejtë i punonjësit tonë në shpëtimin e tre bashkëqytetarëve është shembull frymëzues për...