Qëlloi fqinjin në tentativë për të vrarë kafshën e egër, arrestohet 53-vjeçari në Berat

Qëlloi fqinjin në tentativë për të vrarë kafshën e egër, arrestohet 53-vjeçari në Berat

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme për ngjarjen e ndodhur në fshatin Bogdan, ku shtetasi Dh. K., dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë një kafshë të egër dhe nga pakujdesia plagosi shtetasin A. T., i cili më pas ndërroj jetë, ju informojmë se: Në përfundim të veprimeve të para hetimore specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në DVP Berat arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. K.  alias A. T., 53 vjeç, banues në fshatin Bogdan, për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia ”. Top Channel