Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Vrasje e lirisë’/ Zhupa: Akt taleban ndaj medias së lirë! Heshtja sot është pranim i diktaturës
Kryetarja e Komisionit të Medias Ina Zhupa ka reaguar ndaj sekuestros së mediave të grupit mediatik Hysenbelliu Group. Zhupa e cilëson një akt taleban dhe dhunë shtetërore me qëllim vrasjen e lirisë të secilit nga ne. Zhupa kujton se ky akt vjen pas presioneve dhe dhunës së vazhdueshme për ta kthyer në një media të nënshtruar. “ Sulmet e vazhdueshme ndaj kompanive të grupit mediatik që nga tritoli dhe represioni shtetëror me qëllim mbylljen e gojës dhe kthimin në një vegël të rregjimit nuk kanë funksionuar dhe News 24, Balkanweb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare kanë vazhduar me cilësi profesionale në përmbushje të interesit publik. Kjo nuk i shkon përshtat rregjimit dhe urdhëron forcërisht mbylljen dhe sekuestron e këtij grupi mediatik”- shprehet Zhupa Ajo bën thirrje...