Pse Sali Berisha nuk i shpëton dot dosjes së “21 janarit”,kush është dëshmitari i ri që ka hapur “Kutinë e Pandorës”…

Pse Sali Berisha nuk i shpëton dot dosjes së “21 janarit”,kush është dëshmitari i ri që ka hapur “Kutinë e Pandorës”…

Rigels Seliman Vetëm pak ditë pasi kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, deklaroi publikisht se dosja e “21 janarit” është prioritet absolut për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ish-kryeministri Sali Berisha për herë të parë pranoi publikisht se katër protestuesit u vranë nga armët e shtetit. Një deklaratë e mbushur me përpjekje dëshpëruese për të relativizuar krimin, që tregon qartë se frika nga drejtësia ka mbërritur deri në themelet e ish-kryeministrit. Por këtë herë, me një SPAK që nuk ndalet, një Gjykatë të Strasburgut që kërkon urdhëruesit dhe një dëshmitar të ri që ka “hapur Kutinë e Pandorës”, loja e shpëtimit duket e pamundur. Teksa altoparlantët propagandistikë të Berishës përpiqen të heqin fajin nga urdhëruesit e masakrës, Gjykata Evropiane...