Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Plagoset me armë zjarri një 27-vjeçar në Tiranë, detajet e para
Një i ri nga Tirana është paraqitur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, në spital, i plagosur me armë zjarri në këmbë. Bëhet fjalë për shtetasin Renato Çadra, rreth 27 vjeç. Autoritetet policore raportojnë se ngjarja ka nodhur në vendin e quajtur “Zona e Treshit”, teksa ende nuk dihen rrethanat se si është plagosur i riu. Bëhet me dije se 27-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia thotë se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes me qëllim dokumentimin e plotë të saj.