Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Nga “hero” i Champions-it në “gomë rezervë”. Donnarumma drejt huazimit, por PSG nuk do të bëjë “sconto”
Gianluigi Donnarumma, “heroi” i Champions League me PSG-në, po përballet me mundësi të ndryshme për të ardhmen e tij në nivel klubi. Pas ardhjes së portierit të ri Lucas Chevalier, i cili kushtoi 55 milionë euro me bonuse dhe që pritet të jetë portieri kryesor te parizienët, Donnarumma po shtyhet drejt largimit. Kontrata e tij mbaron mbas një viti dhe ai kërkon minuta në fushë, sidomos me Botërorin 2026 që afron. Në fillim, Donnarumma kishte konkurrencë për vendin e tij, kur mbërriti në Paris më 2021, duke zëvendësuar portierin e atëhershëm Keylor Navas. Më pas, negociatat për rinovim nuk kanë shkuar mirë, pasi klubi nuk ka pranuar propozimet me rritje pagese të varur nga bonuset. Ndërkohë, Chevalier është portieri më i shtrenjtë i historisë pas...