Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Britma rrëqethëse e të burgosurës: Kam fëmijë, pse po më merrni në qafë…
Foto ilustrim Panajot Plaku kishte qenë partizan, më pas ishte gjeneral-major i ushtrisë shqiptare dhe anëtar i Komitetit Qendror të PPSH-së. Kishte qenë mik i ngushtë me gjeneral Dali Ndreun, i cili ishte arrestuar e dënuar nën akuzën: agjent i Jugosllavisë… Si përshkruhej arratisja e Panajot Plakut nga revista amerikane ‘Time Magazine’ e datës 3 qershor 1957 si dhe rrëfimet e bashkëshortes Vjollca Taja për kalvarin e vuajtjeve të familjes Plaka… Zëri i një gruaje po dëgjohej korridoreve të hetuesisë në Ministrinë e Brendshme, afër mesnatës së 16 majit 1957: “Jam e pafajshme! Unë kam fëmijë! Pse po më merrni në qafë?”. Ishtë Vjollca, bashkëshortja e Panajot Plakut, gjeneralit që kishte luftuar për çlirimin e Shqipërisë, por atë ditë kishte braktisur familjen e vatanin për t’i shpëtuar arrestimit...