Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Drafti i Kodit Penal godet gazetarinë investigative dhe synon të ndërmarrë masa ekstreme deri në mbyllje të mediave…
Prej afro dy javësh opinionit publik shqiptar i është prezantuar një draft mbi Kodin e ri Penal. Dokumenti i punuar nga një grup ekspertësh e profesorësh të njohur të jurisprudencës, u prezantua në një tryezë të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, e cila zyrtarisht në vitin 2023, ngarkoi grupin e punës me në krye Prof. Arben Rakipin, drejtor i Shkollës së Magjistraturës, për rikonceptimin dhe shkrimin nga e para të Kodit, një ndër aktet më të rëndësishme që garanton edhe sigurinë juridike. Drafti i paraqitur shkaktoi debate mes vetë institucioneve kushtetuese, në radhët e ekspertëve të fushës, komunitetit të gazetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile, të cilët shprehën shqetësimet e tyre për një sërë nenesh duke kërkuar rishikimin e tyre dhe përafrimin me jurisprudencën e...