Rrethohet godina e News24, kërkohet dorëzimi i saj te shoqëria “KAYO”

Rrethohet godina e News24, kërkohet dorëzimi i saj te shoqëria “KAYO”

Ditën e sotme, policia ka rrethuar dhe ka kërkuar lirimin e godinës së televizionit News24 ku ndodhen edhe revista Panorama dhe Balkan Web, duke ndërprerë sinjalin. Ky hap vjen pasi kontrata e grupit mediatik për godinën, që dikur ishte ajo e Uzinës së ish-Autotraktorëve, ka disa vite që ka mbaruar dhe për lirimin e së cilës ka një vendim gjykate. I pranishëm mes forcave të policisë është edhe drejtuesi i shoqërisë “KAYO”, Ardi Veliu. Shoqëria “KAYO” ka kërkuar nga policia dorëzimin e godinës. Kjo e fundit i ka kaluar kompanisë së prodhimit të armëve me vendim të qeverisë për përdorimin e saj në funksion të shoqërisë. Tvklan.al kontaktoi Policinë e Shtetit, por deri në këtë moment nuk ka pasur një reagim nga ana e saj....