18 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit/ Vijojnë flakët në 6 qarqe, problematike situata në Finiq

18 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit/ Vijojnë flakët në 6 qarqe, problematike situata në Finiq

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 11 vatra zjarri, ndërsa 7 janë aktive. Aktualisht, janë aktive vatrat në: * Qarku Vlorë.Në fshatin Navaricë, njësia administrative, Dhivër, bashkia Finiq. Vatra e zjarrit u mbajt nën monitorim gjatë natës së kaluar. Ditën e sotme raportohet se situata për shkak të erës është problematike. Në mbështetje të forcave në terren po shkon helikopteri i Forcës Ajrore. Në mbështetje të forcave, në Finiq po vepron edhe avioni kroat Canadair. * Qarku Fier.Fshatin Lofkënd, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër. Nga angazhimi i forcave në terren dhe ndërhyrjes nga ajri është bërë i mundur izolimi i vatrës së zjarrit në pjesën më të madhe të saj. Zjarri mbetet aktiv vetëm në...