Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Partia e Lirisë: BE ndërpreu 112 mln euro grante për Bujqësinë, bllokimi i fondeve të IPARD skandal i paprecedentë…
Partia e Lirisë e cilëson një skandal të paprecedentë bllokimin e fondeve të IPARD nga Bashkimi Europian, si një akuzë ndaj qeverisë. Zv/sekretarja e Përgjithshme e këtij subjekti, Brunilda Haxhiu, doli dje në një deklaratë për mediat, ku theksoi se tani zyrtarisht është konfirmuar ndërprerja nga BE e 112 mln eurove grante për Bujqësinë shqiptare. Haxhiu theksoi se BE ka bërë kërkesë të qartë edhe për hetimin e përgjegjësinë për zhdukjen e 35 milionë euro që duhej të shkonin për fermerët dhe përpunuesit vendas. “Bashkimi Europian ka konfirmuar zyrtarisht ndërprerjen e 112 milionë euro grante për Bujqësinë shqiptare. Bëhet fjalë për fonde dhuratë, pa asnjë detyrim kthimi, të cilat ishin të destinuara për zhvillimin e sektorit bujqësor dhe mbështetjen e fermerëve e agropërpunuesve shqiptarë. Por...