Maresca: Situatë e komplikuar për ne, është si të mos kishte mbaruar kurrë sezoni

Maresca: Situatë e komplikuar për ne, është si të mos kishte mbaruar kurrë sezoni

Një verë e pazakontë për Chelsea, ekip i cili për shkak të rrugëtimit deri në finalen dhe fitimin e Botërorit për Klube, që zgjati një muaj, nuk ka pasur stërvitje tradicionale verore. Lojtarët patën tri javë pushim pas turneut amerikan dhe prej disa ditësh janë rikthyer në punë, pak më shumë se një javë para ndeshjes së parë në kampionat kundër Crystal Palace. Megjithatë, kjo nuk i pengoi londinezët të fitonin ndeshjen e parë miqësore të sezonit në “Stamford Bridge” kundër Bayer Leverkusen me rezultatin 2-0. Golat u shënuan nga Estevao në pjesën e parë dhe nga Joao Pedro në fund të lojës. Pas ndeshjes, trajneri Enzo Maresca deklaroi: “Jam shumë i kënaqur me paraqitjen, sidomos sepse erdhi pas tri, katër ditësh stërvitje së bashku....