Juristi: Ambasada takoi deputetët e rinj si mesazh që SHBA nuk heq nga lista e zezë liderët e vjetër

Juristi: Ambasada takoi deputetët e rinj si mesazh që SHBA nuk heq nga lista e zezë liderët e vjetër

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë më aleatë të kësaj PD-je që drejtohet nga liderët e vjetër me në krye Sali Berishën. Madje edhe takimi që mbajti me deputetët e rinj të të gjitha subjekteve politike që do të jenë në parlamentin e ardhshëm, ishte mesazh i qartë se nuk i heq nga lista e zezë liderët e vjetër. Kështu u shpreh dje juristi Kreshnik Spahiu, i pyetur për takimin që selia diplomatike amerikane në Tiranë, zhvilloi me ligjvënësit e rinj të Kuvendit. “SHBA-të kanë qenë aleatët kryesorë të PD-së dhe madje financuesit e saj. SHBA-të janë të qarta dhe konseguente. Mesazhi i ambasadës së SHBA me deputetët e rinj ishte i qartë. Takuan deputetë të rinj dhe jo të vjetër, jo me liderët...