Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
INSTAT: Gjysma e shqiptarëve zotërojnë makinë, mbi 1 mln automjete në qarkullim
Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to, autoveturat përbëjnë 81% të mjeteve gjithsej, të ndjekura nga mjetet për transport të përzier dhe motorët, me nga 5,9% secili. Vetëm në tremujorin e dytë të këtij viti janë regjistruar për herë të parë 27 mijë mjete, nga të cilat 81% ishin autovetura. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i mjeteve në qarkullim është rritur me 9,6%, duke sjellë jo pak vështirësi në lëvizje dhe fluks trafiku në zonat urbane. E ndërsa infrastruktura rrugore mbetet e njëjtë, makinat vijojnë të shtohen, kryesisht ato për përdorim personal dhe jo për transport publik. Nga mbi 1 milion...