Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Parashikimi i motit/ Rriten sërish temperaturat, termometri shënon 40 gradë C
Vendi ynë këtë të shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin. Në zonat malore priten vetëm vranësira të pakta e kalimtare. Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit hera-herës do të arrijë 8-12 m/sek, duke krijuar dallgëzim të forcës 1-2 ballë. Temperaturat do të rriten sërish dhe termometri do të shënojë 40 gradë C në disa qytete. Top Channel