Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Gatti: Më kërkoi Napoli me ngulm, por qëndrova te Juventusi me zemër
Nga Herzogenaurach, vendi i grumbullimit veror të Juventusit, Federico Gatti na tregon ndjesitë dhe objektivat në prag të sezonit të ri. Mes punës intensive, shpirtit të grupit dhe ambicieve personale, mbrojtësi bardhezi po përgatitet të luajë një rol protagonisti nën drejtimin e Igor Tudor. Cilat janë ndjesitë e tua nga ana fizike, edhe të grupit, të skuadrës? Në fakt, sezoni përfundoi tre javë më parë, pastaj pak pushim, por tani ka rinisur…Jam më mirë, por e kam pasur të vështirë për fizikun tim. Kam qenë jashtë për tre muaj e gjysmë, nuk e kisha planifikuar aspak. Rinisja ishte e komplikuar, për fat tani kanë kaluar 10 ditë, gati dy javë. Po vendos “karburant në këmbë”. Do të më duhen ndeshjet për të marrë pak frymë....